Site icon Telegrafi

Euro niveli më i ulët ndaj dollarit në 12 vite

Dollari amerikan ka arritur nivelin më të lartë ndaj monedhës së përbashkët të Bashkimit Evropian, euro, në 12 vitet e fundit.

 

Një euro sot është këmbyer për 1.0785 dollar në Azi, që është pika më e ulët e euros prej 10 shtatorit të vitit 2003.

 

Raportohet se dollari është forcuar nga spekulimet se Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara, do të fillojnë ta rrisin shkallën e interesit në mes të vitit 2015.

 

Banka Qendrore Evropiane, nga ana tjetër, dje e ka filluar fushatën e blerjes së letrave me vlerë në shumë prej 1 mijë miliardë eurosh, me qëllim që të stimulohet ekonomia.

 

Më 1 janar të vitit 2002, kur filloi qarkullimi i saj, euroja ishte më e dobët se dollari, por prej fundit të vitit 2002 është këmbyer me vlerë më të madhe se dollari. /Telegrafi/

Exit mobile version