Si një bankë prijëse në teknologjitë inovative e moderne të së punuarit bankar, Banka ProCredit u mundëson shërbim të veçantë klientëve të saj – të tërheqin dhe rimbushin euro drejtëpërdrejtë në bankomat. Me këtë shërbim, klientët e bankës munden me vetëm disa klikime në bankomat të kanë në dispozicion euro, dhe atë pa pasur nevojë të vrapojnë deri te një këmbimore, ose të presin rend në filialet gjatë orarit të punës.
Banka ProCredit ka në dispozicion EUR bankomat në të gjitha lokacionet me Zonën 24/7 dhe atë: Shkup (Novo Lisiçe dhe Karposh), Veles, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Manastir, Prilep, Strugë, Gostivar dhe Tetovë.
Zonë 24/7 janë filiale moderne dhe të automatizuara të cilat punojnë 24 orë dhe ofrojnë numër të madh të shërbimeve, siç janë: arkëtim dhe pagesë të denarëve dhe eurove, kasafortë për qarkullim ditor të kompanive, printim të ekstrakteve, procesim të urdhëresave për pagesa, arkëtim të monedhave në denar në lokacionet vijuese – Karposh – Shkup, Strumicë dhe Tetovë, si dhe shërbime të tjera të automatizuara.
Shërbimi për arkëtim dhe pagesë të eurove në bankomat është në dispozicion për të gjithë klientët e bankës të cilës kanë llogari në euro dhe Mastercard kartelë. Ngase Mastercard kartela e Bankës ProCredit është kartelë multivalutore e ndërlidhur me llogari të transaksioneve në denarë dhe euro, e njëjta iu mundëson klientëve qasje deri te llogaritë personale 24/7 dhe atë gjatë festave, ditëve jopunë dhe fundjavëve.
E tëra që Ju nevojitet për përdorimin e këtyre përparësive të veçanta është të jeni klient i Bankës ProCredit dhe të keni llogari në EUR! Lexoni më shumë se si të bëheni klient i Bankës ProCredit këtu