Telegrafi

Euro në Shqipëri, jo para hyrjes në BE

Të gjithë këta faktorë forcojnë idenë e kahershme të zëvendësimit të lekut, de jure, me monedhën euro, sikundër po veprojnë disa vende anëtare të BE-së. Por Banka e Shqipërisë e shikon këtë mundësi shumë të largët. Ekspertë të saj nuk e hedhin poshtë zëvendësimin e lekut me euron, pasi të jenë mbyllur
disa çështje. E para, që konsiderohet më e rëndësishmja, lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. "Duhet më parë që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, e më pas të nisin procedurat për zëvendësimin e lekut me euron, të cilat mund të zgjasin të paktën mbi dy vjet", shprehet një zyrtar
i Bankës së Shqipërisë. Kalimi në euro do të thotë ndryshe dhe reduktim i kompetencave ligjore të BSH-së, e cila do t‘i duhet të zbatojë më tej vendimet që merren nga Banka Qendrore Evropiane. Ajo përcakton qartë rregullat strikte që
duhen ndjekur nga vendi ynë, siç është borxhi publik dhe stabiliteti i çmimeve./shqip/