Telegrafi

Euro në rënie, bota në recession

Euro ka rënë pas rënies së indeksit të bursave në nivelin më të ulët të dy viteve.

Euro është këmbyer në nivelin më të ulët të një viti edhe ndaj yenit japonez. Mendohet se rënia në tregun e kredive mund të çojë botën në recesion.

Ndaj yenit ka pësuar rënie edhe dollari amerikan pasi SHBA raportoi rritje të madhe të papunësisë.

“Është një recesion historik” – tha Toru Umemoto, shef këmbimi në një bankë në Tokio.

Monedha japoneze fiton pikë në ato kohë kur kërkesa për asete me vlerë të lartë është në rënie. Zakonisht investitorët marrin fonde në vende ku kosto e huamarrjes është e ulët si në Japoni dhe i investojnë në një vend ku interesi është më i lartë. Norma bazë e interesit në Japoni është 0.5%, krahasuar me Evropën ku norma bazë është 4.25%, Australinë 7% dhe Zelandën e RE prej 8%.

Është dita e shtatë radhazi që euro bie ndaj dollarit. Banka Qendrore Evropiane në takimin e djeshëm e mbajti normën bazë të interesit të pandryshueshëm, në 4.25%, niveli më i lartë i shtatë viteve.

Ekonomia amerikane është në stanjacion ndërkohë që ajo Evropiane është në recesion , tha Gail Fosler president i Bordit të Konferencave në New York, një grup i njohur për këshilla ndaj konsumatorëve. Bankat qendrore nuk kanë shumë mundësi për të ulur koston e huamarrjes.

Ndërkohë Paundi ka rënë për të nëntën ditë radhazi, duke arritur në nivelin më të ulët të dy viteve ndaj dollarit ose 1.7538 dollarë, pasi Banka e Anglisë mbajti të pandryshuar normën bazë të huamarrjes në nivelin 5%. Ekonomistët vlerësuan se inflacioni i lartë po çon ekonominë britanike në recesion.