Site icon Telegrafi

Euro mbet nën nivelin 1.17 dollarë

Euro mbeti nën nivelin 1.17 dollarë përpara një takimi midis presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një kohë që investitorët janë përqendruar në ndarjen tregtare midis dy fuqive ekonomike.

Frika e një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbajti euron të bllokuar në vargjet e ngushta, ndërsa Juncker udhëtonte për në Uashington për bisedimet e tregtisë me Trump, përcjell Telegrafi.

Bisedimet vijnë pas tarifave të imponuara nga Shtetet e Bashkuara mbi çelikun dhe aluminin e Bashkimit Evropian dhe kërcënimet e Trump për të zgjeruar ato masa për makinat e bëra nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version