Luhatje me tendenca ngritëse por jo përtej nivelit të 100 lekëve. Ky pritet të jetë normaliteti i ri i këmbimit të Euros në Shqipëri deri në fund të vitit.
Ekspertët të tregut e parashikojnë këtë situatë të tillë si pasojë e efektit ende ndikues të sezonit veror, rritjes së remitancave, investimeve të huaja direkte por dhe parave informale.
“Është një tendencë shumë mujore e cila nuk duket se ka stopuar për të krijuar qëndrueshmëri, është mesi i shtatorit efektet e fluksvee monetare në euro të korrikut gushtit vijojnë të japin efekte”, thotë për A2 CNN Ardian Civici, ekspert për ekonominë.
Aktualisht 1 euro në tregun valutor shqiptar po këmbehet për 99.25 lekë, me një rritje vetëm 0.01 lekë në 24 orët e fundit. Ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë këmbehej 7 lekë më shumë. “Kemi hyrë në një ekuilibër të ri strukturor të qëndrueshëm por mund të kemi luhatje të vogla pasi hyrjen e kemi dhe sezonale më shumë. Po tani mendoj që situate duke më e qëndrueshme nga pikëpamja e këtij ekuilibri”, thotë Civici.
Ndonëse për disa sektorë ka patur ndikime pozitive, nga ana tjetër kursi i këmbimit vijon të dëmtohet edhe më tej. Por çfarë do e ngrinte më tej nivelin e euros kundrejt lekut? “Ne jemi aktualisht një vend e dy monedha dhe kërkohet një vendim I natyrës strategjike nëse do marrim një seri masash për të kufizuar pagesa informale neë uro për të ndikuar kështu në kursin e këmbimit”, thotë Civici për A2 CNN. /Telegrafi/