Monedha europiane vazhdon të luhatet në tregun valutor. Këtë të mërkurë euro ka pësuar një tjetër rënie.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot këmbehet mesatarisht me 103.21 lekë, një rënie kjo me 0.44 pikë.
Ndërsa në pikat e këmbimit valutor euro blihet me 102.9 lekë.
E derisa jemi në pikun e sezonit turistik, euro sipas ekspertëve të tregut vështirë të rimëkëmbet ndjeshëm marrë parasysh edhe fluksin e lartë të emigrantëve dhe turistëve.
Ndërkaq edhe monedhat e tjera kanë pësuar rënie në kursin e këmbimit, dollari blihet me 93.6 lekë, ndërsa paundi me 118.6 lekë.