Telegrafi

Euro gol nga Olivier Giroud në stilin gërshërë ndaj Atletico Madridit

Chelsea arriti që të tund rrjetën e Atletico Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

The Blues janë duke e dominuar takimin ndaj Los Rojiblancos si me posedim të topit, ashtu edhe nga shanset për gol.

Ishte minuta e 69-të kur Olivier Giroud shënoi një gol spektakolar në stilin gërshërë, e që fillimisht u dyshua për pozitë jashtëloje.

Por, nga dhoma e VAR-it bënë me dije se goli ishte në pozitë të rregullt dhe francezi mund t’i gëzohet këtij super goli.

Chelsea aktualisht është duke fituar 1-0 si mysafir i Atletico Madridit. /Telegrafi/