Euro u forcua kundrejt dollarit amerikan gjatë tregtimit aziatik me 0.32 për qind. Forcimi i sotëm i euros i atribuohet korrigjimeve teknike, pasi javën e kaluar dollari amerikan u forcua kundrejt monedhave më të mëdha.
Gjithashtu, gjatë tregtimit aziatik, çmimi i naftës së papërpunuar është forcuar me 1.17 për qind. Pavarësisht rritjes së tanishme, nafta e papërpunuar është nën presion në rënie, kryesisht për shkak të rritjes së prodhimit të kësaj lënde djegëse në Shtetet e Bashkuara. Në mbështetje të rritjes së prodhimit të këtij burimi të energjisë, fakti që raporti i Baker Hughes të premten tregoi një rritje të numrit të puseve të reja të hapura në SHBA.
Edhe çmimi i arit u forcua gjatë tregtimit aziatik me 0.71 për qind. Gjatë tregtimit të deritashëm, çmimi i arit është forcuar, më së shumti si një reagim ndaj dobësimit të monedhës amerikane. Këtë javë, fokusi i pjesëmarrësve në treg do të jetë në të dhënat e Inflacionit të SHBA që mund të përcaktojnë më tej Rezervën Federale me qëllim të rritjes së normës së interesit.
Gjatë tregtimit aziatik, çmimi i Bitcoin po dobësohet. Kriptovaluta më e madhe vazhdon të shënojë një rënie në përgjigje të paqëndrueshmërisë së përgjithshme që ndjek tregimet e kriptovaltat dhe njoftimet e rregullatorëve në Kinë dhe Korenë e Jugut për të kufizuar tregtinë e këtyre instrumenteve, mirëpo gjatë 24 orëve të fundit kjo kriptovalutë është forcuar me 9.86 për qind. Aktualisht, sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, çmimi i një Bitcoin është 8,811.35 dollarë. /Telegrafi/