Telegrafi

Euro dhe nafta “turravrap” në Tiranë

Ndërsa paundi britanik blihet me 158.90 dhe shitet me 159.40 lekë. Rritja e euros shkakton rritje zinxhir të çmimeve të tjera në treg, ku sigurisht rritjen e parë e pëson çmimi i karburanteve dhe më pas vijnë ushqimet dhe të gjitha produktet e tjera, raporton Start.

Gjatë ditëve të fundit, qytetarët duhet të shtojnë edhe ca lekë më tepër për të blerë një litër naftë. Në pikat e tregtimit të karburantit sot në Tiranë, 1 litër naftë diezel u shit mesatarisht 176 lekë, euro diezel u shit me 178 lekë, ndërsa 1 litër benzinë 164 lekë. /Telegrafi/