Site icon Telegrafi

Euro dhe dollari amerikan po tregtohen qëndrueshëm

Shkëmbimi valutor ndërmjet euros dhe dollarit amerikan po tregtohet qëndrueshëm mbi nivelin 1.165.

Investitorët u drejtuan nga rreziku, pasi Wall Street Journal raportoi se Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke hartuar rregulla që do të bllokonin firmat me të paktën 25 për qind të pronësisë kineze nga blerja e kompanive amerikane të përfshira në teknologji të rëndësishme industriale, përcjell Telegrafi.

Raporti shtoi ndjenjën e kujdesit pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi të vendoste një tarifë prej 20 për qind për të gjitha makinat e importuara nga Bashkimi Evropian, mirëpo BE u përgjigj duke thënë se nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të hakmerret ndaj një mase të tillë.

Monedha euro, nga ana tjetër, mbeti e mbështetur pas të dhënave optimiste të aktivitetit të biznesit gjerman e francez dhe sigurimet e reja nga politikanët italianë se kombi i tyre nuk do të linte monedhën e vetme. /Telegrafi/

Exit mobile version