Telegrafi

Euro arrin majën në raport me Lekun

Sipas ekspertëve, faktor i forcimit të euros kundrejt lekut mbeten sjelljet e euros në tregjet ndërkombëtare, por nuk mbeten pas dhe zhvillimet në tregu e brendshëm. Ardian Civici i ka thënë Gazetës Shqiptare, se fushata elektorale patjetër që do të reflektojë ndikime edhe në kursin e këmbimit të lekut me valutën.

“Gjatë zgjedhjeve në vitin 2009, në fillim të muajit shkurt euro u shit në treg për 125.92 lekë, kurse më 26 maj preku nivelin e 132.63 lekëve, me rritje gati 5 për qind. Edhe në zgjedhjet lokale të 2007-ës, euro pësoi rritje të paparalajmëruar”, ka thënë Civici./Telegrafi/