Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda kanë hedhur idenë e kandidimit së bashku për organizimin e kampionatit Evropian të vitit 2024 në Skandinavi.
Lajmin e kanë bërë me dije federatat e vendeve përkatëse në një komunikim të përbashkët për mediat.
Sipas mediave gjermane, nga ana tjetër edhe Gjermania po mendon të kandidojë për organizimin e kampionatit të vitit 2024.
“Ne duam që të organizojmë së bashku një evropian për një eksperiencë unike në veriun e Evropës, që evropian që do të jetë sa ekonomik aq edhe ekologjik”, ka bërë me dije një zëdhënës i federatës daneze të futbollit. /Telegrafi/