UEFA është e vendosur të njoftojë se Euro 2020 do të shtyhet deri në verën e ardhshme për shkak të shpërthimit të frikshëm të pandemisë së coronavirusit.
Mediumi i njohur francez L’Équipe raporton që vendimi mund të shpallet të martën pas takimit të UEFA-s javën e ardhshme.
Shumë nga ligat më të mëdha të futbollit janë pezulluar ditëve të fundit, ndërsa disa tjera kanë të ngjarë të luajnë ndeshjet me dyer të mbyllura.
Sot (e enjte) u njoftua se organi drejtues i futbollit në Evropë do të takohet përmes videokonferencës javën e ardhshme për të diskutuar reagimin e futbollit evropian ndaj parandalimit të përhapjes edhe më të madhe te pandemisë.
Breaking | UEFA are set to announce on Tuesday that EURO 2020 will be postponed to 2021 owing to COVID-19, according to L’Équipe. More follows.
— Get French Football News (@GFFN) March 12, 2020
“Në dritën e zhvillimeve të vazhdueshme në përhapjen e COVID-19 në të gjithë Evropën dhe analizën në ndryshim të Organizatës Botërore të Shëndetit, UEFA ka ftuar sot përfaqësues të 55 shoqatave të saj anëtare, së bashku me bordet e Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe Ligave Evropiane dhe një përfaqësues i FIFPro, për të marrë pjesë në takime përmes videokonferencës të martën në 17 mars për të diskutuar përgjigjen e futbollit evropian ndaj shpërthimit”.
“Diskutimet do të përfshijnë të gjitha garat vendase dhe evropiane, përfshirë UEFA EURO 2020. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet pas atyre takimeve”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Telegrafi/
In the light of ongoing developments in the spread of Covid-19, UEFA has invited various stakeholders to discuss European football’s response to the outbreak.
Discussions will include all domestic and European competitions, including UEFA EURO 2020.
Full statement: 👇
— UEFA (@UEFA) March 12, 2020