Telegrafi

EULEX i “rezervuar” për gërmime në Veri

Veriu i Kosovës, është vendi më i kontrolluar që nga viti 2000, sa i përket dyshimeve për persona të zhdukur pas luftës së fundit në Kosovë. Kështu kanë bërë të ditur për Tribuna Channel, zyrtar nga EULEX-i.

Ditë ma parë televizioni kishte raportuar se përveç gërmimeve në kampusin universitar ku dyshohej për mbetje mortore, ka urdhëresë që të gërmohet edhe në disa lokacione në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në hapësirën e Zubin Potokut në fshatin Jabuk, pastaj edhe në fshatin Rezallë.

Besa Domi , zëdhënëse në EULEX, i ka thënë televizionit se shumica e rasteve janë nën hetime.

“Sa i përket procedurave, ekspertët e mjekësisë ligjore të EULEX-it janë pjesë e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, kur pranohen informacione për lokacione të mundshme. Ekspertët e EULEX-it i bëjnë vlerësimet e duhura dhe i ndjekin procedurat ashtu si janë të parapara me ligj”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga EULEX.

Por, Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, kohë më parë kishte deklaruar se për gërmime në pjesën e Zubin Potokut, EULEX është pak i rezervuar.