EULEX nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes së Bedri Currit, 37 vjeç nga Korretica e Epërme e Drenasit.
Curri, ish-luftëtar i UÇK-së, të enjten rreth orës 18:15 u gjet i vrarë me një plumb në kokë në një mal në fshatin e tij.
Në pyetjen që “Zëri” i ka dërguar EULEX-it rreth detajeve të kësaj vrasje, por edhe dyshimeve për lidhjen e vrasjes së Currit me të qënët dëshmitar i Gjykatës Speciale, ata nuk kanë dhënë ndonjë detaj.
“EULEX-i nuk mund të komentojë për identitetin e cilit do person i cili nuk ekziston në proceset gjyqësore në mënyrë të qartë”, ka thënë Besa Domi, zëdhënëse e këtij misioni në Kosovë. “Ndërkohë sa i përket pyetjes rreth dhomave të veçanta, kontaktojeni zëdhënësin e tyre”.
Ndërkohë asgjë konkrete nuk ka dhënë as Policia e Kosovës në komunikatën e saj “përveç se trupi është gjetur pa shenja jete dhe se rasti është kualifikuar si vrasje”.