Site icon Telegrafi

EULEX-i ka pasur dështime, duhet një riformatim

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi, ka vlerësuar se misioni i EULEX-it nuk ka arritur të arsyetojë buxhetin e Bashkimit Evropian dhe besimin e qytetarëve të Kosovës.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, ai ka thënë se EULEX-i ka pasur dështime dhe nuk ka mundur të realizojë objektivin kryesor për rend dhe ligj.

Selimi ka theksuar se, fatkeqësisht, EULEX-i është karakterizuar edhe me skandale korruptive dhe me gjykime pa prova.

Megjithatë, ai ka deklaruar se EULEX-i ka bërë disa punë të mira, të cilat vendorët e kanë pasur vështirë t’i bëjnë.

Sipas Selimit, Kosovës i duhet një EULEX i rikonceptualizuar dhe i riformatizuar.

 

Exit mobile version