Telegrafi

EULEX injoron thirrjen e kryetarit ilegal të Mitrovicës

Ky sulm nxiti drejtuesin e strukturave ilegale, Pantic që t’i akuzojë shqiptarët dhe t’i bëjë thirrje qytetarëve serbë që të ndërpresin çdo bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, duke i cilësuar si forca okupuese.

Pantic ka deklaruar se në të ardhmen për sigurinë e institucioneve do të kujdeset e ashtuquajtura ‘Mbrojtja Civile”, duke pretenduar se vetëmbrojtja është e garantuar me Konventën e Gjenevës.

Në fakt, duke e shfrytëzuar pretekstin se janë duke u mbrojtur veten, grupe të qytetarëve serbë herë pas here bllokojnë lëvizjen e pjesëtarëve të EULEX-it, Policisë së Kosovës e KFOR-it.

Kryesisht bllokadat janë të drejtuara ndaj autokolonave të EULEX-it, në rastet transportohen doganierët e Kosovës në pikat doganore në veri të Kosovës.

Zyrtarja për Informim në Sektorin Ekzekutiv të EULEX-it, Bardha Azari ka theksuar se misioni evropian e ka bërë të qartë qëndrimin për qasje të pakufizuar në veri të Kosovës.

“EULEX-i është i gatshëm të ndihmojë në nivelin teknik të gjitha marrëveshjet e arritura nga dy palët gjate dialogut Prishtinë-Beograd”, ka thënë Azari. /Telegrafi/