Telegrafi

EULEX i shqetësuar për korrupsionin, por ende pa arrestime

EULEX i cili në Kosovë ka ardhur vetëm me një mision të përmirësoj sundimin e zbatimit të Ligjit, arsyetohet se hetimet mbi korrupsionin ende nuk kanë përfunduar sepse po marrin kohë.

Zëdhënësi i këtij misioni Christophe Lamfalussy ka thënë se hetimet mbi korrupsionin marrin kohë sepse sipas saj në korrupsion zakonisht janë të përfshirë me shumë se një person.

“Siç e kemi përsëritur shumë herë hetimet mbi korrupsionin marrin kohë. Zakonisht janë të përfshirë me shumë se një person, dhe kur hetimi fillon, mund të shpie në raste tjera të cilat duhet të kontrollohen dy herë”, ka thënë Lamfalussy.