Telegrafi

EULEX-i pret ftesën e Kuvendit për të informuar

Ideja që EULEX-i të informojë është hedhur nga anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Fatmir Xhelili.

Deputeti i partisë në pushtet kishte deklaruar se informimi nga institucionet e sigurisë vendase dhe ndërkombëtare është më se i nevojshëm, për shkak se në veri të Kosovës është tensionuar situata, që mund të jetë edhe pasojë e procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Xhelili ka deklaruar më herët se do të angazhohet që EULEX-it të dërgohet një kërkesë zyrtare, ndërsa pret që misioni evropian të reflektojë pozitivisht.

Sipas tij, për të përmirësuar situatën e sigurisë duhet që të ketë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. /Telegrafi/