Telegrafi

EULEX-i konfiskon dokumente të Doganës

Sipas zyrës për informim të Doganave, gjatë kohës së ushtrimit të kontrollit, Dogana ka ofruar dokumentet e kërkuara nga EULEX-i si dhe vullnetarisht ju ka ofruar dokumente shtesë lidhur me këtë rast, e gjithë kjo është bërë me qëllim për sqarimin e rrethanave sa më shpejt që është e mundur.

Dogana e Kosovës thekson se lidhur me këtë rast ka pasur kontakte dhe bashkëpunim të vazhdueshëm edhe më herët me komponentën e EULEX-it në Doganë si dhe Zyrën ligjore të EULEX-it. /Telegrafi/