Telegrafi

EULEX-i donacion 15 automjete Doganës

Dogana e Kosovës do të pranojë sot në një ceremoni të pranim-dorëzimit, donacionin e radhës nga EULEX-i, që përbëhet nga 15 automjete.

Në ceremoninë, që do të mbahet në Drejtorinë e Doganës, me fillim në orën 9:30, do të marrin pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Shef i Misionit të EULEX Gabriele Meucci. /Telegrafi/