Telegrafi

EULEX-i bllokoi konvojin me ndihma ruse

Ndalimi është bëri pasi EULEX ka kërkuar përcjellje të këtij konvoji deri në Mitrovicë.

Pas këtij ndalimi, serbët në urën e Zveçanit kanë bllokuar 10 xhipa të EULEX-it me 22 pjesëtarë të misionit të cilët, sipas vendimit të shefit ë EUELX-irt Xavier Bout de Marhnac është dashur ta siguronin konvojin.

Në përcjellje të konvojit me ndihma ruse është edhe ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin, njofton Koha.

EULEX nuk lejon kalimin e konvojit deri sa të arrijnë forcat e tij të sigurisë, ndërsa serbët nuk lejojnë këto forca derisa të arrijë konvoji rus. /Telegrafi/