Gatishmërinë e shprehu shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt gjatë një vizite në rajonin e Gjilanit, ku vizitoi gjykatën themelore të qytetit, ndërsa shkoi te kufiri Kosovë-Serbi te Dheu i Bardhë.
Borchardt tha se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, po ecën me lehtësi, dhe se nuk ka pasur asnjë telashe të raportuar, në këtë drejtim.
“Këtu kemi të bëjmë me marrëveshjet lidhur me pikë-kalimet kufitare apo administrative dhe kjo është duke shkuar me shumë lehtësi. Kolegët tonë nuk knaë raportuar për ndonjë problem të konsiderueshëm, kurse gjërat e vogla mund të zgjidhen. Natyrisht, ne jemi të gatshëm që t’i zbatojmë edhe marrëveshjet tjera (të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit)”, tha Borchardt pas takimit me policët kufitar.
Sipas një komunikate nga zyra e tij për medie, thuhet se shefi i misionit ka thënë se prioriteti i EULEX-it është zgjerimi dhe thellimi i këtij partneriteti në fushat tjera të Sundimit të Ligjit ku është i përfshirë EULEX-i. /Telegrafi/