Site icon Telegrafi

“EULEX duhet të shkojë” (Video)

EULEX duhet të shkojë nga Kosova. Jo për një skandal, por për disa me radhë.

Kjo aq më shumë pas deklarimeve të ish-presidentit të gjykatësve të EULEX-it, britanikut Malcolm Simmons, i cili ka deklaruar publikisht së ky mision është politik dhe me qëllime jo të ligjësisë së drejt, por shkatërrimin e një pjesë të figurave të UCK-së përfshirë ish-komandantin Fatmir Limaj, shkruan gazeta tribuna.

Avokatë të Limajt thonë se ky mision lë shumë për të dëshiruar, ndërsa e vlerësojnë në nivel të lartë të detyrës gjyqtarin Simons

Në të njëjtën vi, është edhe avokati Bajram Tmava, i cili e çmon lartë përgjegjësin e punës së Simons

Edhe hulumtuesi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Dren Ajeti e vlerëson si shumë të paktë punën që e ka bërë ky mision.

Por ai pohon se EULEX të paktën është dashur ta krijonte një organ i cili do ta vlerësonte përformancën e gjykatësve e prokurorëve të tij. /Tribuna Channel/

Exit mobile version