Telegrafi

EULEX dënon incidentin në veri

Këto akte të dhunës kanë ndikim thellë në popullatën lokale dhe janë të dëmshme për paqen dhe stabilitetin, thuhet në njoftimin e EULEX-it. 

Rasti është duke u hetuar bashkërisht nga Policia e Kosovës dhe Task Forca e EULEX-it për Mitrovicë. Me qëllim që hetimi të përparojë më shpejtë, kushdo që ka ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në këtë rast inkurajohet që ta paraqes atë. Task Forca për Mitrovicë mund të kontaktohet në këtë nr. të telefonit: 038 512 638, thuhet në njoftim.

Në këto kohë tejet të ndjeshme, EULEX-i i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga ndonjë reagim i dhunshëm, qoftë me vepra apo me fjalë. Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë dhe ta ndjek drejtimin e tij pa marrë parasysh tensionet. /Telegrafi/