Telegrafi

EULEX-i “bashkon” opozitën

Tri partitë opozitare janë bërë përsëri bashkë në një vendim, që i pret në ditët në vijim.

Ato nuk do e votojnë ratifikim e marrëveshjes mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian e që i mundëson vazhdimin e mandatit EULEX-it në Kosovë për të paktën edhe dy vjet.

Lëvizja Vetëvendosje e cila së fundmi i është kthyer Kuvendit, është kundër këtij vendimi dhe deputetët do votojnë kundër miratimit të kësaj marrëveshje.

Frashër Krasniqi nga kjo Lëvizje i ka konfirmuar Tribunës se Vetëvendosje do të votojë kundër kësaj marrëveshje.

E dy partitë e boshtit opozitar, AAK dhe Nisma, ani pse janë pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it, nuk pranojnë t’i kthehen Kuvendit në ditën kur kjo marrëveshje të vijë për ratifikim.