Site icon Telegrafi

EULEX arreston një serb në Zubin Potok

Arrestimi është bërë në mëngjesin e së martës në rrugën mes Zubin Potokut dhe pjesës veriore të Mitrovicës. Personi është arrestuar në kuadër të disa hetimeve rreth krimit të organizuar, pastrimit të parave, kontrabandës me karburante, shmangies së tatimit dhe shmangies mashtruese të taksave të importit dhe të akcizës.

Pas autorizimit nga një gjykatës i procedurës paraprake, është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në Zubin Potok. Për sigurinë e përgjithshme gjatë operacionit është përkujdesur KFOR-i.

Arrestimi është vazhdimësi e operacionit të EULEX-it për fuqizimin e ligjit, që është kryer në Zubin Potok më 15 shkurt 2011. /Telegrafi/
 

Exit mobile version