Personi i arrestuar akuzohet për trafikim të drogës në Kosovë dhe jashtë saj drejt shteteve të ndryshme evropiane në vitet 2008-2009. Arrestimi i tij është pjesë e një hetimi më të gjerë lidhur me krimin e organizuar.
Arrestimi dhe bastisjet janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, thuhet në një njoftim të EULEX-it.
Hetimet po mbikëqyren nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). /Telegrafi/