Telegrafi

Eugent Bushpepa: Qipriotët ishin kundër imazhit me shqiponjën, Eleni më kërkoi që mos ta fshijë

Eurgent Bushpepa, Eleni Fouriera si dhe Ermal Meta ishin tre shqiptarë që përfaqësonin shteteve të ndryshme në festivalin evropian të muzikës.

Këngëtari përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision, Eugent Bushpepa ka komentuar fotografinë e shumëpërfolur nga mediat teksa shihet së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Eleni Foureira duke bërë shqiponjën me duar.

Lexo po ashtu Netta Barzilai, si arriti deri te triumfi në Eurovision?

Bushpepa ka treguar në Opinion se grupi qipriot i ka kërkuar ta heqë foton nga Instagrami, ndërkohë që ka qenë vetë këngëtarja Foureira ajo që e ka ndaluar ta bëjë këtë veprim.

“Ata të Qipros më kërkuan ta heq foton, ndërsa ishte vetë Eleni ajo që më tha ta mbaj. Kërkonin ta hiqnin foton, sepse e dinin që do të kishte më shumë polemika në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Bushpepa.

Lexo po ashtu Ekskluzive, flet Eugent Bushpepa pas performancës në "Eurovision": Zemra mal me flamujt shqiptarë përreth

Eugent Bushpepa u rendit i 11-ti me këngën “Mall”, ndërkohë që Eleni u rendit e dyta me këngën “Fuego”, me të cilën përfaqësonte Qipron.

Kujtojmë se izraelitja Netta Barzilai triumfoi në këtë garë prestigjioze evropiane. /Telegrafi/