Site icon Telegrafi

Eugent Bushpepa: Nuk mendoja se do të hyja në finale

Këngëtari Eugent Bushpepa i cili përfaqësoi Shqipërinë në festivalin europian të muzikës, Eurovision, u rendit i 11-ti në finale.

Por këtë të mërkurë i ftuar në “Top Show Magazine”, ai zbuloi se nuk e priste këtë gjë.

Sipas tij, qëllimi i tij ishte realizuar, por performanca doli jashtë pritshmërive.

Bushpepa shpjegoi se kishte synim të përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në gjysmëfinale.

“Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne. Tingëllonte mirë dhe të gjithë më kanë thënë që më mirë që ishte shqip kënga”, tha ai.

Ndryshe, edhe dy shqiptarë morën pjesë në festivalin evropian të muzikës – Ermal Meta përfaqësoi Italinë dhe Eleni Fouriera prezantoi Qipron. /Telegrafi/

 

Exit mobile version