Eugent Bushpepa ka bërë një tjetër interpretim mbresëlënës në skenën e Eurovisionit.
Këngëtari, i cili e përfaqëson Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës, ka bërë një performancë fantastike para publikut dhe miliona shikuesve që e kanë përcjellë përmes ekraneve televizive.
Those notes from @bushpepaeugent never fail to blow us away. He's just taken the roof off the arena here in Lisbon! #ESC2018 #AllAboard #ALB pic.twitter.com/6kMQENYMMv
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) May 12, 2018
Ai e ka mbyllur me sukses performimin e këngës “Mall”, të cilën e ka interpretuar në shqip.
https://twitter.com/4PepGuardiola/status/995397215186247681
Genti e ka kompozuar dhe e ka shkruar vet këngën me të cilën e fitoi Festivalin e Këngës në RTSH dhe kështu siguroi pjesëmarrjen në Eurovision.
https://www.youtube.com/watch?v=ZuZoTKTbwUA
Meqë arriti ta bënte për vete publikun në gjysmëfinale, ai siguroi vizën për finalen e sotme (e shtunë), ku ka vazhduar me performancë të mirë.
The Altice Arena is officially rocking out thanks to Eugent Bushpepa! #ESC2018 #AllAboard pic.twitter.com/TOZuzcqEuL
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) May 8, 2018
Interpretimi i këngëtarit shqiptar është i bazuar te fuqia e tij vokale.
Shpresojmë që kur të hapet votimi, Bushpepa të marrë sa më shumë vota, në mënyrë që të renditet sa më lartë dhe pse jo edhe ta fitojë këtë festival. /Telegrafi/