Kënga “Suus” është kënga më e suksesshme shqiptare në Festivalin evropian të këngës, Eurovision.
Me këtë këngë, Rona Nishliu e përfaqësoi Shqipërinë në Baku të Azerbajxhanit në vitin 2012, ku zuri vendin e pestë – renditja më e mirë që ka arritur ndonjëherë Shqipëria.
Nga ana tjetër, Eugent Bushpepa është një prej vokalistëve më të fuqishëm shqiptarë.
Dhe në një emision televiziv, ai ka mahnitur me interpretimin e këngës “Suus” që mund ta shikoni në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.
Ndërsa më poshtë mund të shikoni performancën e Ronës në Eurovision. /Telegrafi/