Telegrafi

EU thotë se ka marrë mbështetje nga qendrat evropiane për zgjidhjen e statusit

Ai theksoi se të gjitha veprimet e institucioneve të Kosovës pas 10 dhjetorit, kur përmbyllet procesi shtesë i negociatave për statusin, do të merren në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

"Për ne është me rëndësi që të mbajmë këtë hap dhe këtë dinamikë të punës që kemi dhe sigurisht se do të konsultohemi drejtpërdrejt edhe me SHBA-të, me Brukselin, me të gjithë vendet që janë në Bashkimin Evropian që kanë pozicione kyçe dhe të rëndësishme duke pasë respekt ndaj gjithë vendeve tjera të BE së dhe botës demokratike që kanë qenë dhe janë me Kosovën", u shpreh Presidenti Sejdiu.

Presidenti përsëri hodhi poshtë çdo ide tjetër për zgjidhjen e statusit të Kosovës pos pavarësisë së saj, duke theksuar se Kosova është rast i veçantë. Sejdiu shpjegoi se deri nga fundi i procesit do të mbahen edhe dy takime më 20 nëntor në Bruksel, dhe takimi i fundit më 26 nëntor. /qik/