Nën organizimin e EU infoqendrës dhe komunës së Koçanit, në këtë qytet do të zbatohet akcioni ”Java e gjelbërt”, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te fëmijet dhe të rinjtë, për problemet ekologjike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti ka karakter edukativ dhe përbëhet nga ligjëratat në më shumë hapësira, si edhe pjesë praktike. Aktivitetet do të mbahen edhe te liqeni artificial Gradçe, si edhe do të vendoset një kolektor për uj të ngrohtë te çerdhja ”Pavlina Veljanova”./Telegrafi/