Site icon Telegrafi

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

Një gazetar është kritikuar dhe cilësuar si “narcis”, pasi shikuesit e vunë re se ai përdorte kapëse druri për të shtrënguar xhaketën e tij kundër flakës, ndërsa raportonte për zjarret vdekjeprurëse në Los Anxhelos.

Gazetari i ABC, David Muir po raportonte nga Palisades, ku zjarri ka djegur rreth 16,000 hektarë, duke përfshirë shtëpitë e shumë të famshmëve si Billy Crystal dhe Paris Hilton, kur shikuesit vunë re pasionin e tij që të duket bukur para kamerës.

Gjatë raportimit, Muir tha: “Siç mund ta shihni këtu pas meje”, por ndërsa u kthye drejt ndërtesave të djegura, një kapëse druri mund të shihej në pjesën e pasme të xhaketës së tij.

Kapëse, e cila ia shtrëngon xhaketën e ABC News. Por zgjedhja e modës nuk u pëlqeu shumë përdoruesve në rrjetet sociale, pasi njëri ndau një video të Muir, që tregon kapësen prej druri.

“Xhaketë e bukur. Gëzohem që dukesh bukur dhe elegant me ato kunjat e rrobave, ndërsa qyteti digjet deri në themel”, shkroi ai.

Një tjetër shkroi, “LA po digjet dhe David Muir është i shqetësuar se sa mirë duken rrobat e tij. Shikoni ato kapëse rrobash”. /Telegrafi/

Exit mobile version