Site icon Telegrafi

Etriti ia pa hairin kombëtares së Shqipërisë

 

Zyrtarë të klubit anglez i kanë përcjellë nga afër aftësitë e portierit të klubit suedzez, Kalmar në ndeshjen kualifikuese Norvegji – Shqipëri, të cilën Shqipëria e fitoi 1:0, ndërkohë që vet Berisha bëri disa pritje të mëdha.

 

"Paraqitjet me Kombëtaren sigurisht që më kanë ndihmuar shumë. Ndeshjet që i zhvillon me ekipin kombëtar ndikojnë pozitivisht te lojtari e sidomos kur ke ndeshje të rëndësishme”.

“Sytë e menaxherëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të klubeve janë kah ndeshjet e shteteve dhe aty mund të biesh lehtë në sy. Kur luan ndeshje me kombëtare je atraktiv për ekipet. Për fat të mirë, ne kemi pasur ndeshje të mira ndaj Norvegjisë e Lituanisë dhe ndihma më e madhe për një lojtar është kur kombëtarja paraqitet mirë", ka thënë Berisha të martën për Kohën Ditore.

Ai ka pranuar se ka nisur negociatat me skuadrën angleze, Fulham. "Kam pasur një bisedë pas ndeshjes me trajnerin e portierëve të Fulhamit. Ai më tha se është ndarë i kënaqur me paraqitjen time në ndeshjen kundër Norvegjisë. Ende nuk ka asgjë konkrete, por jemi në rrugë të mirë", deklaroi ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version