Telegrafi

Etrit Berisha si rrallëherë me dedikim romantik për dashurinë e jetës (Foto)

Zakonisht sportistët janë mjaft hermetikë sa i përket jetës së tyre private, e i tillë mesa duket është edhe Etrit Berisha.

Portieri i Kombëtares Shqiptare është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv herë pas here.

Etrit Berisha (Getty Images)

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi shumë të veçantë me bashkëshorten e tij, të realizuar kohë më parë në Dubai.

“Jam tejet me fat të të kem ty zemrush”, ka qenë dedikimi emocional që ai ka bërë përbri fotografisë.

Lexo po ashtu Napoli mendon për Etrit Berishën

I njëjti shfaqet shumë i buzëqeshur pranë bashkëshortes, e cila gjithashtu duket mjaft joshëse në imazhin në fjalë. /Telegrafi/