Telegrafi

Etrit Berisha sfidohet prej Golinit

Largimi i Marco Sportielos drejt Fiorentinës gjatë afatit kalimtar të janarit nuk duhet të qetësojë Etrit Berishën.

Atalanta ka afruar menjëherë një të ri premtues, 21-vjeçarin Pierluiggii Golini, i cili ka luajtur në kombëtaret italiane të moshave dhe cilësohet si një talent me shumë të ardhme.

Golini, me sa duket i ka idetë shumë të qarta dhe është gati të luftojë me Berishën për fanellën e titullarit, edhe pse shumëkush mund ta cilësojë një lojtar pa shumë eksperiencë mbi supe për një rol kaq të rëndësishëm.

“Kisha kontakte që në verë me Atalantën, por pastaj në janar u largua Sportielo dhe gjithçka u konkretizua”, shpjegoi Golini. “Sigurisht, Berisha është shumë i aftë, por konkurrenca është stimuluese për mua dhe jam këtu për të luajtur shanset e mia”, deklaroi ai për të përditshmen italiane “TuttoSport”. /Telegrafi/