Ylli i Shqipërisë dhe skuadrës italiane Lazio, i ka ndihmuar ish-skuadrës së tij 2 Korrikut me disa topa të futbollit.
Ka qenë vetë klubi nga kryeqyteti kosovar që ka falënderuar Berishën, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“FC 2 KORRIKU falënderon nga zemra ish-futbollistin e vet ETRIT BERISHA, i cili tani po pushton majat e futbollit evropian, duke qenë gardian tejet i suksesshëm në portën e SS Lazios dhe Kombëtares Shqiptare”.
“Klubi jonë ndjehet tejet mirënjohës për dhuratën (topa të futbollit) për ekipin e parë dhe shkollën e futbollit, ndaj Etritit ose TITIT tonë ashtu siç e quanim ne kur mori hapat e parë të futbollit në klubin tonë”.
“FALEMINDERIT DHE SUKSESE TITI, në FRANCË 2016 dhe në Serie A”, shkruan në postimin e 2 Korrikut. /Telegrafi/