Site icon Telegrafi

Eto’o: Vetëm Mourinho mund ta bëjë Romën kampione të Italisë

Ish-sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o ka thënë se Jose Mourinho është i vetmi trajner që mund ta bëjë Romën kampione të Italisë.

Giallorossët emëruan ish-trajnerin e Nerazzurrëve këtë verë, pasi Mourinho zëvendësoi bashkatdhetarin e tij portugez Paulo Fonseca përpara sezonit 2021-22.

Roma e filloi sezonin në mënyrë të shkëlqyer, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në të gjitha garat, por në javët e fundit ka pasur rënie.

Filloi me një humbje jashtë fushe ndaj Hellas Verona në Serinë A dhe pastaj tre pengesa të tjera në gjashtë ndeshje – përfshirë edhe humbjen e rëndë 6-1 ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës.

Që atëherë, Mourinho ka përjashtuar disa lojtarë nga skuadra dhe ka marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit në kampionatin italian.

Eto’o beson se portugezi është njeriu i duhur për të ndihmuar Romën të kthehet në krye në Itali.

“Ai është një fenomen. I vetmi që e shoh të aftë për ta bërë Romën kampione të Italisë”, ka thënë Eto’o për Marcan. /Telegrafi/

Exit mobile version