Telegrafi

Eto’o thumbon keq Henryn: Nuk ishte asnjëherë nivel i imi

Samuel Eto’o ka pohuar se ikona e Arsenalit dhe ish-shoku i skuadrës së Barcelonës, Thierry Henry, nuk ishte në nivelin e tij si lojtar.

Francezi konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Ai shënoi 228 gola në 376 ndeshje për Arsenalin, duke fituar dy tituj të Ligës Premier dhe dy herë Kupën FA me Topçinjtë.

Ai përfundimisht do të largohej nga Arsenali për t’u bashkuar me Barcelonën në vitin 2007, ku u bashkua me Eto’o-n.

Në atë kohë, kamerunasi ishte një nga yjet më të mëdhenj në “Camp Nou”. Së bashku ata fituan tripletën nën drejtimin e Pep Guardiolës në sezonin 2008-09, me kamerunasin që më vonë u largua nga Barcelona për te Interi atë verë.

Eto’o tani ka pohuar në mënyrë sensacionale se ai ishte më i mirë se Henry dhe këmbëngul se sulmuesi francez nuk ishte aq mbresëlënës sa shoku i tij ndërkombëtar Nicholas Anelka.

“Unë mendoj se ai nuk ishte në nivelin e Nicolas Anelka. Thierry Henry ishte i mirë, por unë i njihja lojtarët… preferoja lojtarë të tjerë”, deklaroi Eto’o në një intervistë me Foot Mercato.

“Sidoqoftë, ai nuk ishte në nivelin tim, fati i keq që pata, ishte të mos luaja për Francën. Ata që luajtën në Francë kishin plus 70 për qind marketing. Kjo nuk është sepse ishin të fortë, por sepse Franca i prezanton më mirë”.

“Ata na i shitën si të tillë dhe i sollën në nivelin tonë”, ka shtuar më tej legjenda kamerunase. /Telegrafi/