Telegrafi

Etoo: Nuk jam Penelope Cruz

Në prag të ndeshjes së sotme rikthyese në Nou Camp, kamerunasi po ashtu ka kritikuar ish-trajnerin e tij të Barcelonës, Pep Guardiola.

Duke komentuar thëniet e Guardiolas se ai ishte shitur pasi nuk kishte pasur ‘ndjenja’ në mes tyre, Eto’o ka thënë: “Po, unë nuk jam femër, nuk jam Penelope Cruz”.

“Ëndrra ime është të fitoj kampionatin italian nën urdhrat e Mourinhos. Ai më ftoi dhe më tha se dëshiron që unë të veshi numrin 9, të cilin e kam veshur për katër vite dhe tash kam mundësinë ta vesh”, ka shtuar Eto’o./Telegrafi/

Kjo ishte Penelope Cruz (Foto: Hiburrito)

...ndërsa këtu Pep Guardiola duke kapur faqen e Samuel Etoo. (Foto: Photobucket)