Telegrafi

Eto’o nuk e di arsyen e largimit nga Barcelona

Kamerunasi u transferua te Interi si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit që dërgoi në kahe të kundër sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, edhe pse ai kishte shënuar 30 gola për Barcelonën në sezonin e fundit.

“Pritja të më thuhej se cila ishte arsyeja që ata dëshironin që unë të largohesha, por nuk kisha përgjigje. Kurrë nuk kam marrë përgjigje dhe nuk pres. Për mua, ka përfunduar”, ka thënë Eto’o.

Interi së fundi arriti vetëm një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A përballë ekipit të porsapromovuar në ligën e parë italiane, derisa Barcelona mbrëmë fitoi edhe titullin e parë në sezonin e ri, Superkupën e Spanjës.