Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto`o mund të largohet nga Antalyaspor.
E ardhmja e tij pritet të jetë në elitën e futbollit anglez, pasi për të interesim kanë shprehur dy skuadra.
Watford dhe Hull City janë dy skuadrat angleze që po kërkojnë transferimin e Etio`o-s në Ligën Premier.
Mediat turke kanë shkruar se Watford duket më favorite për transferimin e ish-reprezentuesit kamerunas.
Ish-anëtari i Barcelonës e Interit kërkon një aventurë të re para se të transferohet në Kinë.
Besohet se kompletimi i transferimit të Eto`os në Watford pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
Në Watford, Eto`o do të jetë bashkëlojtar me kosovarin Valon Behrami. /Telegrafi/