Telegrafi

Eto’o: Mund të rikthehem te Barcelona

Eto’o shënoi me gol debutimin e tij zyrtar për klubin në kuadër të Superkupës së Italisë, të cilën Interi e humbi ndaj Lazios me rezultat 2-1.

“Jam i lumtur se si shkojnë gjërat në Inter. Tashmë mbresat që luajta në Superkupë janë pozitive. Ne dominuam ndeshjen, duke krijuar shumë mundësi. Më pëlqen trajneri shumë, synoj të jap maksimumin sapo të mundem, me qëllim që ta falënderoj atë”, ka thënë kamerunasi.

“Gjithmonë kam qenë mirë në Barcelona dhe një ditë mund të rikthehem dhe të luaj për atë klub të madh. Por tash jam në Inter, ku tashmë ndjehem i lehtësuar pas një periudhe aq të shkurtër”, ka shtuar Eto’o.