Telegrafi

Eto’o: Mund të humbim në finale

“Unë nuk jam mësuar t’i numëroj trofetë që i kam fituar ose ato që mund t’i fitoj në të ardhmen. Gjëja më e rëndësishme për mua është gjithnjë ndeshja e ardhshme. Unë do t’i lejoj të tjerët t’i bëjnë kalkulimet. Finalja duhet të jetë ëndërr për ne, por ne nuk mund të ëndërrojmë shumë sepse do të bëhet fiksim dhe ne do të pësojmë humbje”.

“Unë kam luajtur dy finale ndaj klubeve angleze. Tani duket se gjërat do të jenë më ndryshe sepse kemi një Bayern në top formë. Të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Eto’o për UEFA.com. /Telegrafi/