Samuel Eto’o e konsideron Jose Mourinho në mesin e njerëzve më të mirë në botën e futbollit.
Dy ish-kundërshtarët gjatë ditëve të tyre te Barcelona dhe Real Madridi përfunduan duke u bërë të afërm gjatë kohës së tyre te Interi dhe kamerunasi tani ka shumë admirim për trajnerin portugez.
“Jam lodhur duke tentuar justifikimin se Mourinho është një nga njerëzit më të mirë që ekzistojnë në botën e futbollit”, ka thënë fillimisht Eto’o.
“Kur thashë se po pensionohesha, personi i parë që më shkroi ishte Mourinho. I pari”.
“Njerëzit duhet të dinë që shumë herë jeta nuk është e drejtë. Dhe futbolli është si jeta. Ata që meritojnë të kenë respektin e njerëzve ndonjëherë nuk e kanë atë njohje”.
Eto’o vazhdoi të përshkruaj se si Mourinho shkoi nga dikush që e urrente tek dikush që e admiron.
“Kur isha te Barcelona dhe ne po luanim kundër Chelseat. Nuk ishim ne kundër lojtarëve, ne ishim kundër Mous, dhe kjo na dha më shumë motivim”.
“Më vonë isha me fat që isha në duart e Mourinhos, askush nuk po priste nga ne që të fitonim Ligën e Kampionëve”.
“Më kujtohet biseda e tij para ndeshjes në Stamford Bridge sepse ai na dha të gjitha detajet. Ai na tha:Duhet të fitoni për të gjithë, por veçanërisht për mua”.
“Ne kishim një grup shumë të fortë, ishte më shumë se futbolli: një familje që ky njeri erdhi e krijojë”, përfundoi ish-ylli i Interit. /Telegrafi/