Telegrafi

Eto’o: Ma sillni Guardiolën

“Askush nuk mund të mohojë atë që bëri Interi. Sa për Mourinhon, ai ka gjithë respektin tim për punën që bëmë, por secili ka të drejtë të marrë vendimet e veta. Interi është njëri prej ekipeve më të mira në botë dhe ne mund të fillojmë një cikël këtu”.

“Verën e kaluar, unë dëgjova gjithnjë gjërat e njëjta. Kaka, Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo shkuan në Spanjë, duke menduar se La Liga është më e mira. Por, unë shkova tek Interi. Një ekip italian e fitoi Ligën e Kampionëve, kjo do të thotë se Serie A është më e mira”.

“Pep Guardiola është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë. Massimo Moratti do të bënte një zgjedhje të mrekullueshme nëse ai e sjellë atë në Milano”, deklaroi Eto’o. /Telegrafi/