Telegrafi

Eto’o kërkon 200 mijë funte në javë nga City

The News of the World shkruan se kamerunasi ka kërkuar të paguhet plot një milionë euro në muaj, që t’i bashkohet klubit anglez.

Nëse ai do të nënshkruante marrëveshje pesëvjeçare me Cityn, klubi anglez do t’i paguante atij plot 60 milionë euro (51 milionë funte) gjatë asaj periudhe.

Manchester United, Liverpool dhe Inter janë në mesin e klubeve të tjera të cilat janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit, dhe në të gjitha rastet kërkesat e lojtarit janë të përafërta.